Spanjë, arrin në 10 000 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Spanjë, arrin në 10 000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Spanja njoftoi sot se kishte kaluar pragun prej 10 000 të vdekur si pasojë e COVID-19 pasi kishte regjistruar 950 të vdekur në 24 orë, një rekord i ri në vend, njoftuan autoritetet.

Në total 10 003 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Spanjë duke u bërë vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi.

“Vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia, Spanja ka kaluar pragun prej 110 000 rastesh të regjistruara zyrtarisht, por ritmi i të infektuarve të rinj vazhdon të ulet”, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pacientët e shëruar janë gjithashtu të shumtë duke arritur në 22 647, rreth 20% e rasteve të konfirmuara./atsh/