13:29 / 02.04.2020
Afganistan, vriten 3 pjesëtarë të mbrojtjes kombëtare nga talebanët
Në njoftimin e policisë në Kapisa theksohet se militantët kryen sulm mbi një post bllok kontrollues në Tagab.
Gjatë një sulmi të talebanëve në provincën Kapisa, në Afganistan, kanë humbur jetën tre pjesëtarë të mbrojtjes kombëtare, raporton Anadolu Agency.
Në njoftimin e policisë në Kapisa theksohet se militantët kryen sulm mbi një post bllok kontrollues në Tagab.
Gjatë përleshjes kanë humbur jetën tre pjesëtarë të mbrojtjes kombëtare, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur.
Janë vrarë edhe tre militantë.























