Wordskapes një lojë e mirë për të kaluar kohën gjatë qëndrimit në shtëpi

Wordskapes një lojë e mirë për të kaluar kohën gjatë qëndrimit në shtëpi

Qëndrimi mbyllur në shtëpi, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, është shumë më i lehtë për ata që merren me video-lojëra.

Për dikë që ka vendosur që tani të merret me këto lojëra, është e vështirë të mësohen, iu mungojnë konsolat adekuate, derisa blerja e pajisjeve të reja për lojë është mjaft e kushtueshme.

Andaj, disa janë menduar për lojën e thjeshtë Wordskapes, që shkarkohet falas në iOS dhe Android, ndërsa ofron mundësi për kalimin e kohës së lirë në shtëpi gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse në fillim duket mjaft bezdisëse, loja që ofron disa shkronja të cilat duhet të formulohen në një fjalë, është mjaft e këndshme.

“Ka kaluar muaji mars, por po iu ofrojmë shkronjat e njëjta, që të krijoni një fjalë tjetër”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, ku tregohet një prej enigmave të mundshme.

Luajtja me Wordskapes kërkon pak përkushtim, sepse duhet menduar për zgjidhjet që ofrohen, derisa janë edhe monedhat, që mund të shfrytëzohen si ndihma, nëse lojtari bllokohet në ndonjërën prej fjalëve.

Sa herë që ia del të zgjedh fjalën e duhur, shpërblehet me ndryshimin e imazheve në sfond, derisa gjatë tërë kohës dëgjohet edhe një muzikë shumë e mirë.