Mbi 1.000 të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë
BKT
   Bota

Mbi 1.000 të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur deri më tani në Belgjikë si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Shkencëtari dhe zëdhënësi i shtabit të krizave, Emmanuel Andre, tha se 93 për qind e 1.011 personave të vdekur janë mbi 65-vjeç.

Një total prej 15.348 njerëz dolën pozitivë në Belgjikë, një vend me rreth 11.5 milionë banorë.

Gjysma e kapacitetit të njësive të kujdesit intensiv janë mbushur, ndërsa sot 5.376 persona të ri janë shtruar në spital.