Itali, afro 14 mijë të vdekur nga koronavirusi, 760 brenda 24 orëve

Itali, afro 14 mijë të vdekur nga koronavirusi, 760 brenda 24 orëve

Autoritetet italiane, përgjatë konferencës ditore, kanë raportuar 760 të vdekur përbrenda 24 orëve.

Ky numër i vdekjeve ka çuar shifrën e përgjithshme në 13,915 në shtetin italian, duke e bërë vendin me rastet më të larta të vdekjeve në botë.

Ndërkaq, përgjatë 24-orëshit të fundit janë paraqitur më se 4,668 raste të reja të diagnostikuara me koronavirus. Përgjithësisht, në Itali janë raportuar 115,242 raste me COVID-19, që prej kur është shfaqur rasti i parë në vend.

Përgjatë ditës së djeshme, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka paralajmëruar zgjatjen e izolimit mbarëkombëtar deri më 13 prill.

“Me trishtim të plotë ua them se ne do të vazhdojmë izolimin edhe gjatë festës së Pashkëve”, tha Conte përgjatë një konference të mbajtur. “Ne po vërejmë efekte pozitive nga masat e kufizimit”.

“Sapo shohim që statistikat janë të konsoliduara dhe këshilli i ekspertëve do të na lejojë, ne do të vazhdojmë të zvogëlojmë masat”, kishte thënë tutje kryeministri italian në fjalimin e tij.

Italia filloi së pari izolimin mbarëkombëtar më 10 mars.

Në mbarë botën janë shfaqur më se 982 mijë raste me virusin pandemik.