Kanada raporton më shumë se 10 mijë raste me koronavirus

Kanada raporton më shumë se 10 mijë raste me koronavirus

Zyrtarët kanadezë të shëndetit publik raportojnë të paktën 10.132 raste të Covid-19 në të gjithë vendin dhe 127 vdekje.

Zyrtarët theksuan se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare në përcaktimin e formës së kurbës pandemike në Kanada, raporton CNN.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u përball me pyetje të enjten lidhur me arsyen pse të dhënat e modeluara nuk ishin lëshuar akoma në Kanada, siç ka bërë administrata Trump në SHBA.

“Unë e di se shumë njerëz ende pyesin kur situate do të përmirësohet, ose a do mund të vështirësohet më tutje”, tha Trudeau gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në Otava.

Trudeau tha që informacioni i modeluar do të lëshohej së shpejti, por theksoi se qeveria e tij po rishikon të dhënat për të siguruar një modelim më të saktë.

“Si mund të sigurohemi që analiza që ne zbatojmë për të dhënat që vijnë, që publikohen çdo ditë në mënyrë që kanadezët ta shohin atë, në të vërtetë ka kuptim dhe pasqyron atë që do të ndodhë në rajone të ndryshme në të gjithë vendin?”, tha ai.

Pjesa dërrmuese e kanadezve tani po zbatojnë urdhërat e “qëndrimit në shtëpi” dhe shumica e shkollave publike janë mbyllur për më shumë se dy javë.