FRANCË – Qeveria bllokon lëvizjet e qytetarëve për festat e Pashkëve

FRANCË – Qeveria bllokon lëvizjet e qytetarëve për festat e Pashkëve

Ndërsa pushimet e Pashkëve në Francë po fillojnë, ministri i Brendshëm, Christophe Castaner paralajmëroi vendin të harrojë dekretin e zakonshëm ose largimin e madh për pushime, shkruan “The Guardian”.

Ai shtoi se në autostradat kryesore dhe akse të tjera do të vendosen postblloqe dhe polici shtesë, xhandarë ose ushtarë, për të verifikuar dokumentet e qytetarëve.

Zyrtarëve në zonat ku banorët e qytetit kanë shtëpi të dyta ose në pika turistike të njohura, i është kërkuar të kontrollojnë personat në lëvizje.

Pushimet dyjavore të Pashkëve fillojnë në mbrëmjen e së premtes.