Franca me kontrolle kufitare deri në fund të muajit tetor
Sharr Travel

Franca me kontrolle kufitare deri në fund të muajit tetor

Autoritetet franceze kanë njoftuar Komisionin Evropian se ata do të vazhdojnë të kontrollojnë kufijtë e tyre deri më 30 tetor për shkak të një "kërcënimi terrorist" dhe pandemisë së koronavirusit, thanë burime pranë Komisionit Evropian.

Komisioni pranoi një njoftim nga Franca, e cila vendosi kontrolle në kufijtë e saj që nga sulmet terroriste në atë vend, më 13 nëntor 2015.

Që atëherë, Franca ka zgjatur periudhën e saj të kontrollit çdo gjashtë muaj, që përndryshe është një largim nga rregullat e lirisë së lëvizjes së Shengenit.

Përveç kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, Franca këtë herë citoi edhe arsyet sanitare të lidhura me pandeminë e koronavirusit.

Një numër prej 13 vendeve në Bashkimin Evropian, si dhe Zvicra dhe Norvegjia, gjithashtu anëtare të zonës Schengen, kanë rikthyer kontrollet kufitare për shkak të shpërthimit të koronavirusit.