Vaksina kundër koronavirusit kalon me sukses testin e parë

Vaksina kundër koronavirusit kalon me sukses testin e parë

Vaksina kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.

Testimi u krye nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh, në krye me profesorin italian Andrea Gambotto, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Rezultati i fazës eksperimentale tek kafshët ka qënë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin pandemic, që ka prekur gati të gjithë vendet e botës.

“Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëdësishme për imunitetin ndaj virusit”, tha profesori italian Andrea Gambotto.

Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikrogjilpëra, të cilat shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë ku reagimi imunitar është më i fortë.

Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencës së grupit të studiuesve.

Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vakisnën PittCoVacc, që është shkurtimi i fjalëve ‘Pittsburgh CoronaVirus Vaccine’.