Kina raporton numrin më të ulët të rasteve me koronavirus ndonjëherë

Kina raporton numrin më të ulët të rasteve me koronavirus ndonjëherë

Kina sot ka raportuar 1,863 pacientë me koronavirus.

Kjo është hera e parë që numri i rasteve ka rënë nën 2,000, sipas mediave kineze, transmeton lajmi.net.

Njoftimi vjen në kohën ekspertët dhe kritikët kanë paralajmëruar se Pekini ende mund të jetë duke gënjyer, pasi mbuloi numrin e rasteve dhe vdekjeve gjatë shpërthimit fillestar.

Vendi ka regjistruar gjithsej 81.589 raste të konfirmuara dhe 3,199 vdekje. Nga sëmundja janë shëruar gjithsej 76.408 persona.

Numri i vdekjeve në SHBA, i cili e ka tejkaluar Kinën nga numri i rasteve, u rrit në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme të vdekjeve në mbi pesë mijë.