Rusi, arrestohet një mjeke me pretendimin se përhap informacione të rreme
BKT
   Bota

Rusi, arrestohet një mjeke me pretendimin se përhap informacione të rreme

Vasilyeva më 30 mars ishte thirrur në Komisionin e Hetimit, me arsyetimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19 nëpërmjet internetit.

Kryesuesja e Sindikatës së Unionit të Mjekëve të Rusisë, Anastasiya Vasilyeva, u arrestua me pretendimin se përhap informacione të rreme në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e bërë nga Sindikata e Unionit të Mjekëve, thuhet se Vasilyeva në rajonin Novgorod, pas një intervenimi të ashpër të policisë ka rënë në tokë dhe është alivanosur, e më pastaj është arrestuar.

Vasilyeva më 30 mars ishte thirrur në Komisionin e Hetimit, me arsyetimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19 nëpërmjet internetit.

Ajo kishte pretenduar se rastet me COVID-19 regjistrohen si pneumoni.