Tortë me krem dhe portokaj të sheqerosur
Sharr Travel

Tortë me krem dhe portokaj të sheqerosur

Koha e përgatitjes - 35 minuta

Përbërësit për brumin frola për tavë me diametër 26 cm: * 250 g miell * 150 g gjalpë në temperaturë ambienti * 100 g sheqer
* 1 kokërr vezë * pak kripë
Për kremin: * lëngu i një portokalli * 250 g ricotta * 200 g Mascarpone * 120 g sheqer * 3 kokrra vezë
Për portokajtë e sheqerosur (jo me çdo kusht, sepse tarta është shumë e mirë dhe pa ta)
* 2 portokaj organikë, si dhe lëkura e tyre
* 200 g sheqer

Përgatitja:

1Në një tas përziejmë miellin me kripën, sheqerin, gjalpin të prerë në copa të vogla dhe vezën. I përziejmë me majat e gishtave për 2-3 minuta, derisa të përftojmë një masë homogjene. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta ose dhe më tepër, nëse keni kohë (mund të përgatitet edhe një ditë më parë dhe të ruhet në frigorifer).

2Pas 30 minutash, ndezim furrën dhe e gradojmë në temperaturën 180°C. Marrim brumin dhe e punojmë me duar derisa të zbutet pak, e hapim me petës me pak miell, e shtrojmë në tavën e lyer që më parë me gjalpë e miell, dhe e shpojmë me pirun që të mos fryhet gjatë pjekjes. Më pas, e fusim në furrë për 15 minuta dhe pas kësaj kohe, e nxjerrim dhe e lëmë të ftohet.

Mbushja:

2Përziejmë me pirun ricotta-n, Mascarponen, sheqerin, vezët dhe lëngun e portokallit. Kur baza të jetë ftohur, e shtrojmë sipër dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë dhe kremi është mpiksur.

Portokajtë e sheqerosur:

3Në një tigan që e kemi vendosur mbi sobë në temperaturë të ulët, hedhim sheqerin dhe e lëmë derisa ky të marrë ngjyrë karamele. Më pas shtojmë portokajtë, me gjithë lëkurë, të prerë në feta dhe i lëmë për 2-3 minuta. Pas kësaj, i heqim dhe i lëmë të ftohen në një pjatë ku kemi shtruar letër pjekjeje që të mos ngjiten. Pasi tarta të ftohet, vendosim sipër fetat e portokallit, por nëse dëshironi mund të rrihni me rrahësin elektrik 3 lugë pana të ftohtë nga frigoriferi, ta shtroni me lugë mbi tartën e më pas të vendosni mbi të fetat e portokallit./living/