COVID-19, në Peru gratë dhe burrat do të mund të dalin në ditë të ndryshme
Presidenti i Perusë, tha se burrat do të mund të dalin jashtë ditëve të hënë, mërkurë dhe premte, ndërsa gratë të martën, enjten dhe shtunën.
Shteti i Amerikës Jugore, Peru, për të parandaluar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), vendosi që gratë dhe burrat të dalin jashtë në ditë të ndryshme për nevojat themelore, raporton Anadolu Agency.
Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, në një konferencë për media, duke theksuar se synojnë të ulin numrin e njerëzve nëpër rrugë, tha se në këtë drejtim burrat do të mund të dalin jashtë ditëve të hënë, mërkurë dhe premte, ndërsa gratë të martën, enjten dhe shtunën.
Ai tha se të dielën do të kufizohet dalja në rrugë për të gjithë, duke shtuar se në kuadër të zbatimit që do të zgjasë deri më 12 prill, njerëzit në rrugë do të mund të dalin vetëm për të siguruar nevojat themelore si banka, farmaci dhe ushqim.
Në Peru deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 55 persona, ndërsa numri i të infektuarve është 1.414.























