11:43 / 03.04.2020
Spanjë, vijon numri i lartë i viktimave nga koronavirusi
932 persona kanë humbur jetën në Spanjë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 10935 numrin total të viktimave. Një ditë më parë, numri i viktimave ishte 950.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 117710. Numri i të shëruarve ka shkuar në 30513, ndërsa thuajse 6500 persona mbeten ende në terapi intensive në të gjithë spitalet e vendit.























