Conte BE-së: Duhet një varkë shpëtimi e fortë europiane
Ka zgjedhur po të përditshmen "La Repubblica”, kryeministri italian Giuseppe Conte për të replikuar me krye Komisioneren Ursula Von de Leyen e cila në faqet e kësaj gazete publikoi një ditë më parë, një letër të hapur ku i kërkonte falje Italisë për sjelljen e Bashkimit Europian ndaj këtij vendi që prej disa javësh ndodhet në emergjencën e pandemisë së COVID 19.
"Europa ndodhet në një udhëkryq, shkruan kreu i qeverisë italiane, duhet të zgjedhi çfarë është e gatshme të bëj jo për Italinë po për vetveten. Europa duhet të shfaqë më ambicie, më kurajo, më bashkim. Gjatë samitit të fundit të Këshillit të Europës më 26 mars, morëm 2 javë kohë për të përballaur stuhinë COVID 19, që na prek të gjithëve. Nuk duhet shpëtimi i Italisë por duhet një varkë shpëtimi e fortë europiane që të strehojë të gjithë. Nuk kërkojmë që të tjerët të lundrojnë për ne pasi ne kemi krahët tona të forta", transmeton REL.
Mbi propozimin italian të emetimit të koronabond europiane për përballimin e emergjencës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, kreu i qeverisë italiane thekson në këtë letër se "këto tituj nuk duhet të ndajnë borxhin që shtetet kanë trashëguar nga e kaluara e nuk duhet as që qytetarët e cdo vendi të paguajnë qoftë dhe 1 euro për borxhet e të tjerëve në të ardhmen.
Financimi prej 100 miliardë euro që Komisioni Europian vë në dispozicion të qeverive të vendeve anëtare në përballimin e këtij momenti të vështirë, për kryeminiistrin italian është një iniciativë pozitive. "Por, shkruan Conte, burimet e nevojshme që duhen janë shumë më tepër, për të mbështetuar sistemet tona shëndetësore, për të garantuar likuiditet në kohë të shkurt për qindra mijëra sipërmarrje të vogla e të mesme, për të siguruar punësimin e punonjësve të vetëpunësuar."
Duke marrë shembull Amerikën, që për kryeministrin italian ka adoptuar masa të jashtëzakonshme si në një luftë ku është e detyrueshme imenjimi i të gjitha forcave të nevojshme për të luftuar e më pas për të rindërtuar, "Europa, shkruan Gisueppe Conte, ka përballë sfidën e së ardhmes e vendimet e sotme do t'i japin formë Europës së të nesërmes."























