Vezë me Gjizë
Sharr Travel

Vezë me Gjizë

Përgatitja e Tiganisë me Vezë e Gjizë

Përbërësit

4 kokrra vezë

Vaj ulliri ose gjalpë të freskët

5-6 lugë me gjizë të freskët

Kripë (nëse gjiza është pa kripë)

Piper

Përgatitja

Si fillim rrahim fortë vezët në një tas dhe i lëmë mënjanë.

Vendosim një tigan të thellë në zjarr, hedhim vaj ulliri ose gjalpë të freskët.

Shtojmë gjizën, e kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë vezët e rrahura.

E rregulojmë me kripë dhe piper.

E lëmë skuqet shumë ose pak sipas dëshirës dhe e servirim në pjata.

Vlerat e vezëve me gjizë

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori.

Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër, gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është në ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës./AgroWeb/