Iran, konfirmohet infektimi me COVID-19 tek një foshnje dyjavëshe
BKT
   Bota

Iran, konfirmohet infektimi me COVID-19 tek një foshnje dyjavëshe

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptome të infektimit me koronavirus.

Në Iran është konfirmuar infektimi me koronavirusin e ri (COVID-19) tek një foshnje dyavëshe, transmeton Anadolu Agency.

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, për agjencinë IRNA tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptome të infektimit me koronavirus.

Duke theksuar se foshnja ka lindur para dy javëve, Sadkam tha se nuk kanë pritur transmetimin e infektimit tek foshnja.

Sadkam konfirmoi se foshnja ka qenë pozitiv ndaj koronavirusit dhe se është shtrirë në spital.