Një anije kineze fundosi një varkë vietnameze të peshkimit
Incidenti, që është një tregues i tensioneve të vazhdueshme në rajon, ndodhi të enjten pranë Ishujve të diskutueshëm Paracel, lajmëroi agjensia gjermane e lajmeve DPA.
Një anije kineze dyshohet se ka goditur një mjet lundrimi vietnamez për peshkim, duke bërë që ai të fundosej në Detin e Kinës Jugore, transmeton Anadolu Agency.
Incidenti, që është një tregues i tensioneve të vazhdueshme në rajon, ndodhi të enjten pranë Ishujve të diskutueshëm Paracel, lajmëroi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
"Kjo është hera e parë që një anije kineze ka goditur dhe fundosur anije në komunën tonë këtë vit," u citua Nguyen Van Hai, një zyrtar vendas vietnamez nga provinca Quang Ngai.
Ai tha se tetë anëtarët e ekuipazhit të varkës së peshkimit u "kapën dhe u ndaluan" në një ishull aty pranë.
Kina të enjten në mbrëmje lëshoi tetë peshkatarët dhe dy varkat vietnameze të shpëtimit, thuhet më tej në raportin.
Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si territor të saj, por pretendimi i saj kundërshtohet nga vendet përfshirë Filipinet, Vietnamin dhe Malajzinë.























