Holandë, rritet në 1.487 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Holandë, rritet në 1.487 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shtruar për trajtim 502 persona duke e rritur në 6.286 numrin e personave në spitale.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur në 1.487, pasi 148 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë (RIVM), me 148 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 1.487 numri i të vdekurve ndërsa me 1.026 raste të reja është rritur në 15.723 numri i të infektuarve.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shtruar për trajtim 502 persona duke e rritur në 6.286 numrin e personave në spitale.

Ndërkohë bëhet e ditur se shumica e personave që kanë humbur jetën janë mes moshës 80 deri në 84-vjeç ndërsa 95 për qind e tyre 65-vjeç dhe më lart.

Po ashtu thuhet se shifra e vërtetë në numrin e rasteve mund të jetë më lartë për shkak se nuk janë testuar të gjithë ata që kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Fondacioni Kombëtar i Vlerësimit të Kujdesit Intensiv (NICE) ka njoftuar se në kujdesin intensiv janë 1.159 të prekur nga koronavirusi.