16:21 / 03.04.2020
Britani e Madhe, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 3.600
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 684 vdekje të reja është shënuar rritja më e madhe ditore deri më tani, ndërkohë që numri i rasteve është rritur në 38.168.
Në Britani numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka arritur në 3.605, me 684 vdekje të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 684 vdekje të reja është shënuar rritja më e madhe ditore deri më tani, ndërkohë që numri i rasteve është rritur në 38.168.
Në 24 orët e fundit janë bërë 11.767 teste, ndërsa numri total i testeve është 173.874.
Në vend pritet që edhe disa javë të rritet numri i të vdekurve dhe rasteve, derisa karantina e pjesshme të tregoj efektin.























