Vazhdon kriza në Itali, 4500 raste të reja dhe 766 vdekje për 24 orë
BKT
   Bota

Vazhdon kriza në Itali, 4500 raste të reja dhe 766 vdekje për 24 orë

Në Itali e që njëkohësisht është vendi me më së shumti vdekje nga virusi COVID-19 po vazhdon kriza e madhe.

Sipas statistikave për 24 orëshin e fundit në Itali janë shënuar saktësisht 4585 raste të reja.

Gjithashtu vlen të theksohet se numri i të vdekurve ka arritur në 14,681 duke përfshirë edhe 766 të 24 orëve të fundit.

Të shëruar gjithsej janë 18,758 me 1480 të 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Itali është 119,827.