Vendimi për karantimin në veri është marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Vendimi për karantimin në veri është marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se numri i të shëruarve për koronavirus po rritet cdo ditë.

Lidhur me karantiniminn e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka sqaruar situatën e krijuar në veri pas shpalljes së vendimit për futjen në karantinë të Mitrovicës sëVeriut dhe Zvecanit.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.

“Sipas Ligjit për Parandalimin e sëmundjeve ngjitëse është vetëm Ministria e Shëndetësisë e cila mund të marrë vendime në raport me situata tilla. Natyrisht se MSh-ja ka qenë në koordinim të pltoë me autoritetet lokale në komunat përkatëse dhe në koordinim me to ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me autoritet lokale. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Prapë bëj apel që t’i lëm dallimet politike anash sepse në pyetje është shëndeti i qytetarëve tanë, pavarësisht në cilin vend dhe cilin nacionalitet. Dhe ne si MSh do të japim ndihmën të gjithë qytetarëve të vendit”, tha ai.

Këto komente Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashid Qalaj.

Ai bëri të ditur se njësoj sikur në komunat e tjera edhe në veri do të bëhen testime të të dyshuarit me koronavirus."Në IKSHPK të premten deri pas mesnate janë testuar 243 ku pozitiv kanë rezultuar 9 pozitiv dhe janë shëruar 6 të tjerë. Numri i të shëruarve cdo ditë. IKSHPK do të vazhdoj ashtu sikur në cdo vend të Kosovës do të bëj testime edhe në veri. Janë marrë të gjitha masat në këto komuna.Do të bëjmë cmos që të izolojmë përhapjen edhe më tej.Sa i takon vendojes në karantinë për dy komunat në very janë marrë masa të rekomanduar nga infektiologët. Shpresojmë që të gjithë së bashku të ia dalim këtë betejë fituese. Jemi në kordinim zyratar me komunat e veriut. Jemi në dijeni për deklaratat e shumta të karakterit politik por po kërkoj që të jemi solidar dhe të kemi mirëkuptim me njëri tjetrin. Përballimi i saj kërkon durim përkushtim dhe injorim nga dallimet e tjera”, ka thënë Vitia.

Ministri bëri thirrje që të shmnagni grumbullimet, të mos shkoni musafirë askund dhe të mbani pastërtinë.

Ndërsa, Naser Ramadani, ka thënë se numri i të prekurve me koronavirus në vend, 135, ka kaluar parashikimin e tyre. që


MË SHUME NGA Shëndetësi