Shërohet një grua 103 vjeçare nga Coronavirusi në Itali
BKT
   Bota

Shërohet një grua 103 vjeçare nga Coronavirusi në Itali

Një grua nga Italia Veriore e cila do të festojë 104-vjetorin e lindjes së saj në gusht, ka mposhtur Covid-19, i shkaktuar nga një Coronavirus i ri, raporton gazeta italiane La Repubblica.

Ada Zanusso u sëmur në fillim të marsit në Shtëpinë e Infermierisë Maria Grazia në provincën e Biella, rreth 100 kilometra në perëndim të Milanos.

Në të njëjtën shtëpi pleqsh 21 persona të tjerë vdiqën.

“Dikush lart që po na shikon më harroi”, tha Zanusso.

Djali i saj Giampiero, i cili ka kontaktuar me të përmes telefonit me video, thotë se ajo ende është duke lexuar pa syze, është kurioze dhe vazhdimisht dëshiron të dijë se çfarë po ndodh.