Si të përgatisni kek me dredhëza?

Si të përgatisni kek me dredhëza?

Dredhëzat janë të preferuara pothuajse nga të gjithë.

E pse të mos përgatisim edhe kek me to?!

Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj! Nëse i përdorni në kek, nuk duhet të shtoni shumë sheqer.

Përgatitja e kekut do t’ju marrë kohë vetëm 10 minuta,

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm

● 500 g dredhëza
● 250 g miell
● 2 vezë
● 6 lugë sheqer
● 10 g sodë për ëmbëlsira
● 125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti
● 300 g kos i trashë

Përgatitja

Ndezim furrën në 160°C.
Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe soden me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, i vendosim mbi dredhëzat e ndara në mes dhe e vendosim të piqet për 50/60 minuta. E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.