09:34 / 06.04.2020
Papa thirrje: Burgjet e mbipopulluara, rreziku i katastrofës
Në burgje koronavirusi mund të bëhet një “fatkeqësi” e vërtetë.
Kështu tha Papa në prezantimin e Meshës në Santa Marta, duke u drejtuar institucionet për një zgjidhje.
“Unë mendoj për një problem serioz që ekziston në shumë pjesë të botës. Do të dëshiroja që ne të luteshim për problemin e mbipopullimit në burgje – tha Papa Francesco
“Aty ku ka mbipopullim ekziston rreziku që kjo pandemi të përfundojë në një katastrofë serioze. “, shtoi ai më tej.























