Mish qengji i furrës me hudhër dhe rozmarinë

Mish qengji i furrës me hudhër dhe rozmarinë

Mishi i qengjit është padyshim ndër mishrat më të preferuar të konsumatorëve shqiptarë.

Ai gatuhet në mënyra të ndryshme por serviret edhe thjesht i pjekur në furrë.

Disa prej recetave më të mira të mishit të qengjit janë ato me domate por edhe me hudhër dhe kos.

Gatimet karakteristike tradicionale të mishit të qengjit janë në varësi të zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Pjekja e mishit të qengjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura në të gjithë vendin tonë.

Mishi i qengjit është sumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina të cilat janë të nevojshme për shëndetin e organizmit,

Përveç vlerave,  mishi i freskët i qengjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.

Mish Qengji i Furrës Me Hudhër Dhe Rozmarinë

Një përgatitje shumë të thjeshtë e të shijshme të këtij gatimit të qengjit.

Për të përgatitur këtë recetë ndiqni hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle hudhër të grirë

Një lugë çaji e gjysmë rozmarinë pluhur

Çerek luge çaji kripë

Çerek luge çaji piper të zi pluhur

Një kg mish qengji

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe ndërkohë lani dhe pastroni mirë mishin e qengjit.

Në një enë përzieni rozmarinën, hudhrën, kripën dhe piperin.

Brinjët e qengjit vendosini në një pjatancë dhe më pas sigurohuni që t’i lyeni mirë me erëzat.

Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe futeni në sobë.

Pasi të piqen servirini duke i spërkatur me pak lëng limoni.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi i qengjit merr një shije të mrekullueshme. Ai bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë dhe aromatik.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të skuqura e të pjekura, supa. salca dhe djathra të ndryshëm.