Koronavirusi, Malta vendos në karantinë kampin me 1000 refugjatë
BKT
   Bota

Koronavirusi, Malta vendos në karantinë kampin me 1000 refugjatë

Autoritetet në Maltë vendosën rreth 1000 emigrantë që qëndrojnë në një kamp, në karantinë të detyruar, pas rasteve me Covid-19 që u shfaqën mes tyre. Për të siguruar që karantina do të zbatohet, kampi u rrethua nga forca të shumta ushtrie dhe policie.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Chris Fearne, shfaqja e 8 rasteve me koronavirus në kampin e refugjatëve Hal Far, në jug të vendi nënkupton se virusi mund të jetë përhapur me shpejtësi dhe tek të tjerët.

“Ky nuk është diskriminim racor. Urdhërat e karantinës janë njësoj për këdo që rezulton pozitiv me koronavirus dhe personave që qëndrojnë rreth tyre. Karantina është mjeti më i fortë që një vend ka përballë koronavirusit”, u shpreh Fearne.

Momentalisht 8 refugjatët pozitivë me koronavirus janë izoluar nga të tjetër ndërsa pjesa e tjetër e kampit do të monitorohet për 14 ditë, aq sa zgjat dhe karantina./a2/