Apple kthen fokusin kah prodhimi i pajisjeve mbrojtëse për mjekët

Apple kthen fokusin kah prodhimi i pajisjeve mbrojtëse për mjekët

Kompania e njohur për telefona dhe kompjuterë, Apple ka kthyer fokusin kah prodhimi i maskave mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë.

Shefi ekzekutiv i Applet, Tim Cook, ka shkruar të dielën në Twitter se ato janë dizajnuar dhe tani po prodhohen.

Gjiganti teknologjik planifikon të prodhojë më shumë se një milion maska në javë, që fillimisht do të prodhohen për punëtorët shëndetësorë në Amerikë e më pas për ata në vendet tjera të botës.

Po ashtu ajo ka siguruar 20 milionë maska të fytyrës dhe po i dhuron në botë për të ndihmuar parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Kompanitë, nga ato elektronike tek ato të automobilave, kanë kaluar nga prodhimi i përditshëm në ndihmë të stafeve mjekësore në botë.

“Kjo është një përpjekje globale dhe po punojmë vazhdimisht dhe afër me qeveritë e të gjitha niveleve për të siguruar dhurimin në vend të duhur të pajisjeve të nevojshme”, ka thënë Cook në një video të postuar në Twitter.

Cook ka thënë se produkti i parë i prodhuar do të jetë maska mbrojtëse prej plastike që, sipas tyre, mund të prodhohet për vetëm dy minuta.