COVID-19, më shumë se 50 000 të vdekur në Evropë
BKT
   Bota

COVID-19, më shumë se 50 000 të vdekur në Evropë

Pandemia nga koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 000 personave në Evropë, prej të cilëve 85% në Itali, në Spanjë, në Francë dhe në Britaninë e Madhe, sipas burimeve zyrtare.

Me një total prej 50 209 të vdekur për 675 580 raste, Evropa është kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19.

Me respektivist 15 877 dhe 13 055 të vdekur Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura në botë.

Franca numëron 8 078 të vdekur, Britania e Madhe 4 934 të vdekur./atsh/