Itali, 87 bluza të bardha kanë humbur jetën nga COVID-19
Edhe tetë vdekje të tjera në mesin e mjekëve italianë nga pandemia COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 87.
Në listën e viktimave, Federata Kombëtare e Urdhrit italian të Mjekut (FNOMCEO) shton tetë mjekët: Giovanni Battista Tommasini (mjek i familjes), Riccardo Zucco (neurolog), Ghvont Mrad (mjek i përgjithshëm), Gianbattista Bertolasi (mjek i familjes), Silvio Lussana (mjek i përgjithshëm), Giuseppe Aldo Spinazzola (kardiolog), Vincenzo Emmi (reanimator) dhe Carlo Amodio (radiolog).
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Farmaceutike Italiane, Nicola Magrini rezultoi pozitive për koronavirusin.
Që prej ditës së djeshme, ai është në izolim.
”Magrini është mirë dhe do të vazhdojë ta bëjë punën e tij nga distanca. Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të do të jenë në izolim në shtëpi derisa të verifikohet statusi i tyre në lidhje me virusin Covid-19”, tha Agjencia Farmaceutike Italiane./atsh/























