14:06 / 06.04.2020
Covid-19, Rumania zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 30 ditë
Rumania do të zgjasë gjendjen e saj të jashtëzakonshme për 30 ditë më shumë ditë, deri në mes të majit.
Ka qenë vetë presidenti rumun Klaus Iohannis që e dha njpftimin në një deklaratë ditën e sotme.
"’Duhet të mbajmë nën kontroll evolucionin e epidemisë," thotë deklarata e tij, e konfirmuar nga një oficer shtypi në Administratën Presidenciale në Bukuresht, Rumani.
Gjendja aktuale e jashtëzakonshme përfundonte më 15 prill.
Deri më tani Rumania ka shënuar 157 viktima dhe 4,057 të infektuar nga Covid-19.























