Suedi, qeveria përgatitet për masa më të ashpra ndaj koronavirusit
Qeveria e Suedisë po harton një legjislacion të ri për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm në luftën kundër Covid-19, mes shqetësimit se numri i viktimave mund të jetë më i lartë sesa në vendet e tjera nordike, shkruan “The Guardian”.
Danimarka dhe Norvegjia janë ndër shumë vende që kanë ndërmarrë masa të ashpra, duke mbyllur kufijtë, shkollat dhe dyqanet jothelbësore.
Finlanda ka izoluar zonën kryesore urbane rreth Helsinkit.
Ndërsa suedezët janë ende në gjendje të dalin nëpër dyqane, restorante, parukeri dhe të dërgojnë fëmijë nën 16 vjeç në shkolla.
Suedia raportoi dje një total prej 401 viktimash nga Covid-19, një rritje me 8% krahasuar me fqinjët e saj nordikë.
Numri i viktimave në Suedi për një milion banorë është 37, krahasuar me 28 në Danimarkë, 12 në Norvegji dhe 4,5 në Finlandë./atsh/























