14:45 / 06.04.2020
Me 19.400 mjekë dhe infermierë të infektuar, Spanja ka sërish shpresë
“Numri i të infektuarëve nga koronavirus është në rënie në pothuajse të gjitha rajonet spanjolle, por pothuajse 15% e të infektuarve janë punëtorë shëndetësorë”, tha Maria Jose Sierra, një zyrtare për emergjencat shëndetësore të vendit në një konferencë të hënën.
“Është e rëndësishme që të kalojnë disa ditë për të konfirmuar këtë tendencë, por të dhënat na tregojnë se shkalla e pandemisë së koronavirusit po zvogëlohet në të gjitha komunitetet spanjolle. Rreth 19.400 punonjës së shëndetit në Spanjë, përfshirë mjekë dhe infermierë, janë infektuar me koronavirusi, tha Sierra.
Kjo do të thotë se punonjësit e shëndetit përbëjnë pothuajse 15% të numrit të përgjithshëm të infeksioneve në Spanjë.























