Indonezi, të paktën 25 mjekë, viktima të COVID-19
BKT
   Bota

Indonezi, të paktën 25 mjekë, viktima të COVID-19

Të paktën 25 mjekë indonezianë kanë humbur jetën pasi rezultuan pozitivë me koronavirus, njoftoi shoqata mjekësore e vendit, duke ngritur alarmin për numrin në rritje të viktimave.

“Të paktën 19 mjekë dhe gjashtë dentistë humbën jetën  nga COVID-19”, deklaroi Halik Malik, zëdhënës i Shoqatës Mjekësore Indoneziane.

Ai shtoi se nuk ka shifra të tjera të disponueshme për punonjësit e shëndetit.

Gjithashtu i kërkoi qeverisë që të jetë transparente për numrin e punonjësve të shëndetit të prekur nga virusi./atsh/