20:02 / 06.04.2020
SHBA shpall Lëvizjen Perandorake Ruse si organizatë terroriste
Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar grupin ultra-nacionalist Lëvizjen Perandorake Ruse një organizatë terroriste, tha sot një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Anëtarët e grupit me seli në Rusi, e konsiderojnë veten si nacionalistë ortodoksë rusë që mbrojnë restaurimin e monarkisë dhe favorizojnë interesat e rusëve etnikë, ukrainasve dhe bjellorusëve, transmeton Reuters.























