20:37 / 06.04.2020
OBSH shqetësohet për mungesën e maskave për profesionistët e shëndetësisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehu sot shqetësimin se bartja e maskave mjekësore për publikun e gjerë mund të përkeqësojë mungesën e tyre për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të pandemisë Covid-19.
Bllokadat në shumë vende po dëshmojnë se janë efektive në luftën kundër përhapjes së virusit, por çdo heqje e kufizimeve kërkon hapa gradualë, të drejtuar nga të dhënat, thuhet në deklaratën e OBSH-së, transmeton Reuters.























