08:42 / 07.04.2020
Pas katër ditëve të rënies, Gjermania shënon rritje të rasteve të reja
Kjo shifër është më e madhe se numri i infektimeve të shënuara një ditë më parë – 3677 raste, shkruan “Reuters”.
Për fat të keq, edhe numri i viktimave të reja gati u dyfishua në krahasim me një ditë më parë. Të hnënën u raportuan 92 viktima të reja, ndërsa të martën 173, transmeton Gazeta Express.
Ulja e numrit të rasteve të reja për katër ditë me radhë në shtetin kryesor të BE-së kishte ngjallur shpresë për përmirësim të gjendjes. Qeveria gjermane madje paralajmëroi se pas dy javëve do t’i zbusë masat e izolimit dhe t’i kthehet jetës normale.
Masa të ngjashme ka paralajmëruar edhe Austria, kur dyqanet pritet të hapen së shpejti. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kancelari i këtij shteti, Sebastian Kurz.























