Koreja e Jugut, raportohen më pak se 50 raste për të dytën ditë radhazi
BKT
   Bota

Koreja e Jugut, raportohen më pak se 50 raste për të dytën ditë radhazi

Koreja e Jugut ka raportuar për të dytën ditë radhazi më pak se 50 raste të reja me koronavirus, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.

Janë 47 raste të reja të zbuluara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Seul.

Numri ishte i pandryshuar nga një ditë më parë, gjë që shënoi shifrën më të ulët të infeksioneve të reja ditore të raportuara që nga fundi i shkurtit, kur shpërthimi i virusit arriti kulmin me më shumë se 900 raste të reja brenda 24 orëve.

Shumë vende po ndjekin shembullin e Koresë së Jugut, si model për frenimin e virusit, gjë që e arriti me anë të testeve rigoroze./atsh/