Filipine, qeveria zgjat masat kundër COVID-19
BKT
   Bota

Filipine, qeveria zgjat masat kundër COVID-19

Qeveria në Filipine zgjati sot izolimin në vend për dy javë të tjera, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të infektuara me koronavirus.

Izolimi në ishullin Luzon, ku ndodhet kryeqyteti Manila  është zgjatur deri më 30 prill.

Luzon është shtëpia e rreth 57 milionë banorëve, më shumë se gjysma e popullsisë së vendit, duke e bërë atë ishullin e katërt më të dendur në botë.

Presidenti, Rodrigo Duterte miratoi zgjatjen e masave. /atsh/