Indonezia u kërkon myslimanëve të praktikojnë ritualet fetare në shtëpi
BKT
   Bota

Indonezia u kërkon myslimanëve të praktikojnë ritualet fetare në shtëpi

Indonezia u ka kërkuar myslimanëve të praktikojnë lutjet gjatë muajit të agjërimit, në shtëpi dhe të heqin dorë nga lutjet masive të festës së Bajramit në fund të Ramazanit.

Në Indonezi rreth 85% e popullsisë apo më shumë se 260 milionë banorë janë myslimanë.

Gjatë muajit të Ramazanit, në agim, disa njerëz dalin në rrugë për të ofruar ushqime për të varfërit, dhe në muzg njerëzit e perfundojnë agjërimin së bashku në restorante ose xhami.

Në ditën e Bajramit, e cila bie në fund të majit, fushat e futbollit, parkingjet dhe rrugicat e lagjeve janë përdorur për lutje masive.