Izrael, tejkalon mbi 9 mijë numri i rasteve të COVID-19
Me 102 raste të reja të shënuara në Izrael është rritur në 9.006 numri i të prekurve ku 153 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa 585 të tjerë janë shëruar.
Në Izrael arrin në 9.006 numri i rasteve dhe 60 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi vdekjen edhe të 3 personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19.
Në këtë mënyrë numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 60 theksoi ministria.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se me 102 raste të reja të shënuara në Izrael është rritur në 9.006 numri i të prekurve ku 153 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa 585 të tjerë janë shëruar.
Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar të takimet publike me më shumë se 2 persona. Duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.
Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.























