Ministri i Mbrojtjes i Bregut të Fildishtë pozitiv ndaj COVID-19
BKT
   Bota

Ministri i Mbrojtjes i Bregut të Fildishtë pozitiv ndaj COVID-19

"Kjo është një mundësi për mua për të kujtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë se koronavirusi është një sëmundje e vërtetë që po përhapet shpejt", shkroi në Twitter, Hamed Bakayoko.

Ministri i Mbrojtjes i Bregut të Fildishtë, Hamed Bakayoko, tha se është testuar pozitiv ndaj koronavirus të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

"Kjo është një mundësi për mua për të kujtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë se koronavirusi është një sëmundje e vërtetë që po përhapet shpejt", shkroi të hënën vonë në Twitter, Bakayoko.

Ai gjithashtu u bëri thirrje shtetasve të Bregut të Fildishtë që të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse. "Kujdesuni për veten tuaj", tha ai.

Shteti i Afrikës Perëndimore ka konfirmuar deri më tani 323 raste me COVID-19, me tre vdekje dhe 41 shërime.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht rastet e konfirmuara me këtë virus kanë tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 74 mijë të vdekur dhe mbi 276 mijë të shëruar.