13:29 / 07.04.2020
Covid-19 në SHBA: Shkon në rreth 11 mijë numri i viktimave
Ka shkuar në rreth 11,000 numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA, konkretisht 10,993.
Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. numri i të infektuarve ka arritur në 368,449.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira.
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se numri kombëtar i vdekjeve të Covid-19 në SH.B.A. mund të jetë një nënvlerësim, pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet.
Raportimi i të dhënave mund të mbetet mesatarisht nga një deri në dy javë, sipas udhëzimeve të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.























