Një nënë që vuante nga COVID-19 vdes gjatë lindjes në spitalin e Londrës

Një nënë që vuante nga COVID-19 vdes gjatë lindjes në spitalin e Londrës

Një grua vdes gjatë lindjes por mjekët shpëtojnë fëmijën.

Gruaja vdiq në spitalin Whitington, në Archway, në Londër, pas lindjes së fëmijës, i cili ka mbijetuar, nuk dihet se a vuante nga ndonjë sëmundje tjetër por është bërë e ditur se vdiq nga koronavirusi, raporton “Daily Mail”.

Familja e gruas ka mbetur e shkatërruar nga vdekja e saj. Foshnja e saj besohet se është mirë, dhe nuk mendohet se është pozitiv me koronavirus.

Lajmi i pikëlluar vjen pasi një foshnjë e porsalindur në Angli u bë pacienti më i ri në botë që testoi pozitivisht për koronavirus.

I porsalinduri është duke u trajtuar në Spitalin North Middlesex, ku ka lindur, ndërsa nëna është zhvendosur në një spital të specializuar për infeksione. 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi