Rumani, 10 të porsalindur rezultojnë pozitiv me COVID-19
BKT
   Bota

Rumani, 10 të porsalindur rezultojnë pozitiv me COVID-19

Dhjetë të porsalindur kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në një maternitet të Rumani, në Timisoara, pasi janë kontaminuar padyshim nga infermiret, duke e detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të hapë një hetim.

“Nënat e tyre kanë rezultuar negative, ndërkohë që bebet janë pozitive me COVID-19”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru duke nënvizuar se bebet kanë qenë në kontakt me personelin mjekësor.

Të porsalindurit janë në gjendje të mire shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Nëntë prej tyre kanë lënë maternitetin dhe janë vendosur në izolim në shtëpitë e tyre”, theksoi ministria.

Ai drejtoi gishtin, për dështim të aktivitetit, tek drejtuesit e maternitetit si dhe Drejtoria lokale e Shëndetit Publik dhe premtoi masa të ashpra.

“Që prej dy ditësh kam ndjesinë sikur po përjetoj një film horror”, theksoi një prej nënave për faqen në internet pressalert.ro.

“Personeli nuk mbante maska. Ne kemi mësuar në rrugë jozyrtare se kishte një rast me koronavirus. Spitali është dezinfektuar me ne brenda tij”, tregon ajo.

Materniteti ishte vendosur në karantinë për 12 orë më 31 mars, para se të rihapej të nesërmen me urdhër të DSP që kishte vlerësuar se nuk kishte asnjë rrezik kontaminimi për pacientët dhe për mjekët, edhe pre 13 anëtarë të personelit kishin rezultuar pozitiv.

Rumania ka regjistruar më shumë se 4 000 raste me koronavirusin e ri, 176 prej të cilëve kanë humbur jetën./atsh/