Selia e Parlamentit Europian kthehet në qendër testimi për koronavirusin
BKT
   Bota

Selia e Parlamentit Europian kthehet në qendër testimi për koronavirusin

Selia e Parlamentit Europian në Strasburg, do të përdoret përkohësisht si qendër testimi për koronavirusin, njoftoi presidenti i PE-së, David Sassoli.

“Në këtë kohë të vështirë duam të jemi në qytetin tonë pritës”, shkroi Sassoli në Twitter.

Parlamenti pritet të mbajë seanca të kufizuara, po ashtu dhe lidhje në internet, deri në muajin shtator.

Sipas burimeve, një pjesë e selisë u vu në dispozicion të autoriteteve franceze për t’u përdorur si qendër testimi, me shtretër për pacientët, si dhe zonë për konsultime./atsh/