Brazil, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 686
BKT
   Bota

Brazil, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 686

Në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 122 persona me ç`rast numri është rritur në 686 persona, ndërsa numri i rasteve në 14.018.

Vendi më i ndikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mesin e vendeve të Amerikës Latine, Brazili, njoftoi se numri i të vdekurve nga virusi është rritur në 686, transmeton Anadolu Agency.

Sipas uebfaqes "Worldometer" ku përpilohen të dhënat më të përditësuara rreth COVID-19, në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 122 persona me ç'rast numri është rritur në 686 persona, ndërsa numri i rasteve në 14.018.

Qyteti më i madh i Brazilit dhe Amerikës Jugore, Sao Paulo, me 304 vdekje është qyteti më i prekur nga pandemia.

Guvernatori i Sao Paulo, Joao Doria, njoftoi se stadiumi i atletizmit Ibirapuera do të shndërrohet në spital fushor në kuadër të luftës me COVID-19.

Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur deri më 22 prill.