Hong Kong, zgjaten masat për frenimin e rasteve me COVID-19
Hong Kongu do të zgjasë masat që ndalojnë takimet publike të më shumë se katër personave në disa industri dhe në dy sektorë biznesi, tha sot qeveria.
Territori gjysmautonom kinez njoftoi masën ndërsa përpiqet të ulë numrin në rritje të rasteve me COVID-19, të cilat janë më shumë se dyfish që nga koha e zbatimit të masave dy javë më parë.
Dy javët shtesë të kufizimeve, që do të hyjnë në fuqi nga e premtja deri më 23 prill, erdhën pasi numri i çështjeve të konfirmuara në territor u rrit në 937 nga vetëm 360.
Numri u rrit pasi një ndalim-udhëtimi që kufizonte pasagjerët ndërkombëtarë për të hyrë në qytet nuk u respektua.
Restorantet do të qëndrojnë të hapura për t’u shërbyer grupeve të njerëzve deri në katër persona, por ata duhet të plotësojnë kërkesat e qeverisë për të siguruar që klientët të veshin maska kur hyjnë në institucione, t’u nënshtrohen kontrolleve të temperaturës dhe të ulen në tavolina më shumë se 1,5 metra larg njëri-tjetrit.
Klubet e natës, baret, palestrat, kinematë dhe sallat karaoke do të qëndrojnë të mbyllura.
Edhe sallonet e bukurisë u shtuan në listën e mbylljeve të përkohshme./atsh/























