Somalia përfundimisht fitoi laboratorin për testimin e COVID-19
BKT
   Bota

Somalia përfundimisht fitoi laboratorin për testimin e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Somalisë njoftoi se testet mund të bëhen në Laboratorin nacional të shëndetit publik në kryeqytetin Mogadishu.

Somalia përfundimisht fitoi laborator për testimin e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë së Somalisë në profilin e saj në Twitter njoftoi se testet mund të bëhen në Laboratorin nacional të shëndetit publik në kryeqytetin Mogadishu.

Somalia deri tani për shkak të mangësive teknike, pacientët e dyshuar i ka dërguar për testim në institucionet medicinale në Kenia.

Në Somali deri tani janë konfirmuar tetë raste të infektimit me koronavirus.