11:42 / 08.04.2020
Guterres dënon ashpër bombardimet kundër një spitali në Tripoli
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi ashpër bombardimet intensive, për të dytën ditë radhazi, kundër spitalit të përgjithshëm Al Khadra në Tripoli”, në një komunikatë.
“Ai dënoi gjithashtu sulmet e vazhdueshme kundër personelit mjekësor dhe qendrave mjekësore, veçanërisht në një moment kritik për parandalimin e përhapjes së pandemisë na COVID-19”, thekson komunikata.
“Sulmet kundër personelit shëndetësor, spitaleve apo qendrave mjekësore, të mbrojtura nga e drejta humanitare ndërkombëtare mund të përbëjnë krime lufte”, kujtoi Guterres.
Kreu i OKB-së bëri thirrje më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm dhe botëror në vendet në konflikt me qëllim për të kontribuar në luftën kundër COVID-19./atsh/























